Të fundit

Zyra e Petkoviqit: Heqja e simboleve të Serbisë në Kosovë, dëbim i serbëve nga vatrat e tyre

E ashtuquajtura “zyre serbe për Kosovën”, e ngarkuar nga pushteti serb për propagandë anti-kosovare, ka lëshuar një kumtesë për media ku pretendohet se “heqja e stemës së Serbisë dhe vendosja e tabelave me mbishkrimin Republika e Kosovës në institucionet, siç pretendohet, serbe të cilat “që kujdesen për mirëqenien” e qytetarëve më të cenueshëm social me mjete nga buxheti i Serbisë, është një tjetër konfirmim se sundimi i dhunshëm i Albin Kurtit nuk njeh kufij”.

“Albin Kurti në mënyrën e tij të dhunshme vazhdon me tentimet për mbylljen dhe pushtimin e “institucioneve të Republikës së Serbisë në Kosovë dhe Metohi” dhe objektivi i tij dje ishin qendrat për punë sociale në Leposaviq dhe në “pjesën veriore të Mitrovicës”. Është e qartë se ky është një veprim përshkallëzues, pas shpalljes së ndalimit të pagesave me dinarë, në funksion të “frikësimit dhe heqjes së mëtejshme të të drejtës së popullit serb”, sepse Kurti po përpiqet me këmbëngulje t’i dëbojë serbët nga Kosova duke i lënë të uritur dhe duke i lënë ata pa mjete për jetesë”, pretendohet në këtë propagandë, transmeton Paparaci.

Siç shtohet, në këtë Albin Kurti nuk do të ketë sukses.

“Ndërmjetësi në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë është njoftuar për “aktin e fundit të dhunës”, dhe së shpejti do të marrin informacione të detajuara edhe të gjitha organet tjera relevante ndërkombëtare. Serbët e Kosovës që marrin paga apo ndonjë lloj përfitimi social nga “shteti i tyre” nuk do t’i lihen mëshirës dhe hirit të çmendurisë së Kurtit, sepse Serbia jo vetëm që është e detyruar të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të saj, ajo është e detyruar të mbrojë vetë themelet e humanizmit në “krahinën e saj jugore” me çdo mënyrë demokratike”, vazhdon kjo zyre me propagandën e saj.

Siç shtojnë ata, “Kurti minon dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mohon të drejtat elementare të njeriut për serbët në Kosovë dhe është e nevojshme që, sa nuk është vonë, të ndalet fushata e tij kundër paqes dhe stabilitetit në rajon me një reagim të ashpër dhe vendimtar të bashkësisë ndërkombëtare./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Si ndodhi që të ndahen tre heronjtë, Kadri Zeka, Bardhosh e Jusuf Gervalla në rivarrim? Rrëfimi për ngjarjen e para 22 viteve

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci