Të fundit

MC Beka reagon ndaj Edona James: Çka lypi ajo në Beograd, pse nuk qëndroi atje

Banorja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Kosova’ Edona James padyshim që është banorja më e komentuar e këtij edicioni.

Edona brenda pak ditësh qëndrimi në shtëpi ka arritur të bëj për vete publikun me humorin dhe lojën e saj.

Ndër të tjera, ajo u përfol mjaftë shumë për një intervistë të saj në një emision në Serbi, ku ka deklaruar se nuk ndjehet si shqiptare.

Së fundmi, i ftuar në emisionin “SHOK Podcast” ka reaguar edhe MC Beka, i cili u shpreh hapur kundër Edonës.

“Unë jam i dëshpëruar, jo me Edonën, por me popullin që dëshiron të shohë keq. 630 mijë klikime për atë intervistë. Tmerr”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse Edona ka kërkuar një jetë ndryshe diku tjetër, duhet të qëndrojë atje ku ndjehet më mirë, duke iu referuar Gjermanisë.

“Çfarë po do ajo? Nuk po e din as çka po do”, u shpreh MC Beka.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci