Të fundit

Peach: E ardhmja e Kosovës është multietnike

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka thënë se i gjithë rajoni do të përfitonte nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”, Peach ka thënë se e ardhmja e Kosovës është multietnike.

“Nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e të dy vendeve, si dhe rajoni më i gjerë, përfshirë Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është që ajo të bëhet një ‘republikë multietnike’“, tha Peach për “Hina”.

Duke folur për sulmin në Banjskë më 24 shtator, Peach e quajti atë një ‘incident të rëndë’. Tha se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, gjë që u shpreh se e theksoi edhe në Beograd.

Ai shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të jetë destabilizuese për Kosovën dhe për këtë arsye, vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të Policisë së Kosovës.

Peach e shpalli agresionin rus kundër Ukrainës sulm ndaj vlerave evropiane, “prandaj është thelbësore që Evropa të qëndrojë e bashkuar në mbrojtjen e tyre”.

Ai i bëri thirrje Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, si vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që s’ka bërë diçka të tillë.

I dërguari i Britanisë e bëri të qartë se Republika Srpska nuk mund të jetë shtet i pavarur, duke dënuar kërcënimet e presidentit të etnitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Londra vazhdon ta mbështesë Marrëveshjen e Dejtonit”, ka shtuar ai.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci