Të fundit

E rëndë: 27-vjeçari nga Gjilani vdes në aksident trafiku

Lorent Rrustemi, 27-vjeç, ka vdekur të mërkurën pasmesnate në një aksident trafiku në fshatin Miresh të Gjilanit.

Policia tha se bëhej fjalë për një vetaksident.

“Me datën 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i vogël aksin rrugor Gjilan-Dheu i bardhë”, tha policia, raporton Paparaci.

Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq një shoqërues i tij u transferua për trajtim në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan.

“Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit”, tha policia në njoftimin për media.

Lajmin për vdekjen e Rrustemit e kanë kumtuar në rrjetet sociale edhe familjarë të ngushtë të tij.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci