Të fundit

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht ne fshatin Slivovë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

Për pasojë gjashtë  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./Paparaci

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci