Të fundit

​Kovaçevski dorëzon dorëheqjen e tij

Nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deponuar në Kuvend dorëheqjen e tij, shkruan TV21.

Më vonë pritet edhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik.

Menjëherë pas kësaj do të njoftohet presidenti i këtij shteti Stevo Pendarovski, i cili të premten, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, do t’ia caktojë mandatin kryeministrit teknik.

VMRO-DPMNE opozitare ka përcaktuar mbrëmë kandidatët për ministra dhe zv.ministra në qeverinë teknike.

Seanca për votimin e qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut do të mbahet këtë të diel.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci