Sulmuesi Kylian Mbappe është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit, por vetëm sipas kushteve të tij, kanë shkruar të enjten mediumet e huaja. Mësohet se Mbappe i ka kërkuar Realit pagë vjetore prej 70 milionë eurosh, ndonëse klubi spanjoll është i gatshëm t’ia ofrojë vetëm 35 milionë euro.
Gjithashtu, Mbappe ka kërkuar edhe një bonus mbi 100 milionë euro për firmosjen e kontratës dhe palët janë duke negociuar për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Te Reali po e duan Mbappen, duke pasur parasysh se francezi në verë do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin. 25-vjeçari ka 28 gola në 26 paraqitje këtë edicion, ndërsa është pjesë e Parisit prej vitit 2017.