Të fundit

10 mijë € gjobë dhe ndalim i punës: Kompania mjekësore fiton betejën ndaj Inspektoratit Shëndetësor

Kompania mjekësore, ‘Kosova Med Health Care’ Sh.P.K. e ka fituar betejën ndaj Inspektoratit Shëndetësor lidhur me një kontratë publike që kompania ka lidhur me Komunën e Drenasit për shërbime të kujdesit social shëndetësor shtëpiak dhe ambulator.

Në tetor të vitit të kaluar, Inspektorati Shëndetësor e sanksionoi me 10 mijë euro gjobë dhe ndalim të punës kompaninë “Kosova Med Health Care”, raporton Paparaci.

Sipas vendimit të Inspektoratit, kompania nuk kishte licencë valide të punës nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, siç ishte paraparë me kontratën e lidhur me Komunën e Drenasit.

Kontrata mes kompanisë dhe Komunës së Drenasit ishte lidhur në korrik të vitit 2021.

Por, një komision për shqyrtimin e ankesave brenda Inspektoratit Shëndetësor e ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë. I ka dhënë të drejtë kompanisë “Kosova Med Health Care” Sh.P.K.

Vendimi i komisionit të ankesave konstaton se sanksionet e vendosura ndaj kompanisë janë të pabazuara.

“Pas shqyrtimit të ankesës së parashtruar nga përfaqësuesi i kompanisë ‘Kosova Med Health Care’ SH.P.K. me seli në Prishtinë dhe administrimit të provave që janë Certifikata e Regjistrimit të Biznesit lëshuar nga ARBK, licencat e stafit shëndetësor të angazhuar nga ‘Kosova Med Health Care’ dhe  kontratën me QKMF në Drenas,  komisioni për shqyrtimin e ankesave ka konstatuar se ‘Kosova Med Health Care’ është kompani tregtare e licencuar nga AKPM për shitblerjen e pajisjeve medicionale dhe ofrim të kuadrove profesional medicinal në institucione shëndetësore të licencuar”, thuhet në vendimin e komisionit.

Vendimi i është dërguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësuesit të detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, Nora Kursani Demjaha. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci