Të fundit

E papritur: Xavi paralajmëron largimin nga Barcelona

Barcelona vazhdon të jetë në një moment aspak të mirë, teksa së fundmi pësoi një tjetër disfatë.

Katalanasit u eliminuan nga Copa del Rey nga skuadra e Atletico Bilbao-s me shifrat 4-2.

Një humbje që sigurisht zhgënjen të gjithë “blaugranat” që i thonë kështu “lamtumirë” një tjetër objektivi në këtë sezon.

Pas kësaj disfate ka folur Xavi Hernandez, i cili ndër rreshta ka paralajmëruar edhe largimin nëse skuadra nuk ia del të shkurtojë diferencën në kampionat apo të fitojë ndonjë trofe tjetër këtë sezon.

“Nëse në fund të sezonit nuk jemi në një nivel konkurrues, do të më duhet të largohem. E di se ku jam, është një klub i mirë. Këtu te Barça ju duhet të fitoni tituj ose do të jeni në rrezik. Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarë të rinj të mirë”, ka thënë Xavi pas eliminimit të Barçës nga Copa del Rey.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci