Edicioni i tretë i spektaklit të ‘Big Brother Vip Albania’ ka nisur disa javë më parë ku dinamika interesnate janë duke u zhvilluar që në javët e para.
Gjatë ditës së sotme, disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në oborr për t’u bërë bashkë e për të shkëmbyer biseda me humor që i kanë dhënë një ngjyrë tjetër shtëpisë.
Interesante kanë qenë edhe diskutime për çiftet e mundshme që mund të krijohen. Deri tani ‘pretendentë’, kanë qenë Meritoni dhe Ilnisa, Heidi me Romeon, Sara dhe Bardhi, por Rike Roçi ka bërë një parashikim se në këtë edicion do të ketë një trekëndësh dashurie.
Sipas saj, Heidi pëlqehet nga dy djem të shtëpisë, Fatjoni dhe Romeo.
Nuk dihet sesi do të vazhdojë, por banorja ishte e bindur në aludimin e saj.
View this post on Instagram