Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka zgjedhur sot kryesuesin e ri.
Arben Mehmeti do të jetë për dy vjet kryetar i KPMShCK-së, ka vendosur sot këshilli.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më datë 25.01.2024 ka zgjedhur, Kryetar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Arben Mehmeti me mandat dy (2) vjeçar”, ka thënë KPMSHCK-ja në një njoftim për media.
Në dy vitet e fundit, Jeton Koca shërbeu si kryetar i këshillit. Koca e përfundoi mandatin në dhjetor të vitit të kaluar. /Paparaci.com