Futbollisti i Kombëtares së Malit të Zi, Edvic Kuç pritet të largohet nga Ballkani gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Kanal 10 raporton se Kuç tashmë është përshëndetur me klubin dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan te skuadra e Baku.
Kuc ishte një prej lojtarëve më meritor që Ilir Daja dhe klubi nga Suhareka patën sukses në Superligën e Kosovës dhe në garat evropiane.
30-vjeçari ishte transferuar te Ballkani nga skuadra malazeze Rudar Pljevlja.
Vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 400 mijë euro.