Të fundit

Ish-zyrtari i MPB-së u kap me 18 kilogramë drogë në Serbi, deklarohet Ministria e Jashtme në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se në kufi me Kroacinë është arrestuar një i dyshuar me inicialet D.B., 34 vjeçar pasi dyshohet se në makinën e tij janë gjetur rreth 18 kilogramë substancë narkotike.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarin e MPB-së, Drilon Bërbati i cili gjatë vitit të kaluar ishte arrestuar nga shteti i Kosovës për falsifikim të dokumentave.

Lidhur me rastin, kanë folur edhe Ministria e Jashtme në Kosovë, të cilët kanë thënë se nuk kanë informacione dhe se nuk kanë arritur që të konfirmojnë zyrtarisht arrestimin e Bërbatit.

MPJ ka konfirmuar se përmes ambasadorit Jashari në Beograd kanë dërguar kërkesë nga Qeveria e Serbisë që të konfirmojnë arrestimin eventual dhe të ofrojnë sqarimet për arsyet e arrestimit dhe për vendin ku po mbahet.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni.Si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd nëpërmjet Ambasadorit Jashari i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për Express

Nga Minsitria e Jashtme thonë se do ta mbajën të informuar opinionin me të rejat për rastin që mund të jenë me interes për mediat dhe për publikun./Express/

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci