Të fundit

​MPB-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me UP-në

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi sot kanë nënshkruajtur një memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi do të ofrojë ekspertizë profesionale dhe akademike për hartimin e fondit të pyetjeve që shërbejnë për vlerësimin e njohurive dhe cilësive profesionale të kandidatëve të cilët u nënshtrohen procedurave rekrutuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si pjesë e kësaj marrëveshje, Ministria e Punëve të Brendshme do t’i hapë dyert për 600 studentë të Universitetit të Prishtinës për t’u ofruar mundësinë e një praktike profesionale.

“Studentët e profileve të ndryshme për tre muaj do të kenë mundësi të fitojnë përvojë brenda Ministrisë dhe agjencive që ajo mbulon dhe në fund të praktikës të certifikohen për përfundimin me sukses të punës profesionale”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci