Të fundit

Mbrojtja Civile e Gazës: Qindra të plagosur në mesin e turmës së sulmuar gjatë pritjes për ndihma

Mbrojtja Civile e Gazës tha se shumë person janë plagosur pas një sulmi ndaj civilëve që prisnin ndihmë në Gaza.

“Ka qindra të plagosur. Llojet e lëndimeve janë të pabesueshme. Disa njerëz kanë humbur gjymtyrët e tyre”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal nga spitali Al Shifa në Gaza, ku po transferohen shumë nga të plagosurit nga ky sulm.

Basal shtoi se ekuipazhet e mbrojtjes civile janë ende duke u përpjekur për të arritur të plagosurit, por janë duke u bllokuar nga forcat izraelite, shkruan CNN.

“Civilët u shënjestruan nga forcat izraelite në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gaza, ku u mblodhën për të marrë thasë me miell”, shtoi Basal.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci