Sot në Kampin Villaggio Italia u mbajt ceremonia e ndërrimit të Komandës Rajonale – Perëndim (RC-W) të misionit KFOR, ku komandën e dorëzoi Regjimenti i 11-të Bersaglieri i Ushtrisë italiane, në fund të turneut të tij gjashtë-mujor të detyrës, te Regjimenti i Parë të Bersaglierit.
Dorëzimi simbolik i flamurit të NATO-s ndërmjet komandantit në shkuarje kolonel Gabriele Vacca dhe komandantit të ri kolonel Francesco Ferrara shënoi ndryshimin e udhëheqjes së RC-W.
Në ceremoni morën pjesë autoritete të shumta civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e përbashkët operacional, gjenerallejtënant Francesco Paolo Figliuolo, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, të shoqëruar nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, etj.