Të fundit

​O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, deklaroi sot se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët e rajonit duhet të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur mori postin e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë.

I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë në mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, ai ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme.

Mes tjerash, O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me qëllim të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin te Plani i BE-së për rritje ekonomike – të prezantuar më 22 janar në Shkup – duke thënë se ai do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimeve.

“Këto janë steroide për një ekonomi”, ka thënë ai, kur ka folur për fondet që do të mund t’i përfitojnë vendet e Ballkanit, në këmbim të kryerjes së reformave.

Mes tjerash, O’Brien e ka përmendur se në takimin e 22 janarit, e ka vërejtur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lodhura me premtimet e dhëna të BE-së për zgjerim, pa ndonjë rezultat konkret dhe beson që plani i ri do të ketë efekte praktike. /REL

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci