Të fundit

Haradinaj nga Mitrovica njofton për aderimet e reja: Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i qartë politik i yni është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurtdhe ekonomikisht të zhvilluar.

Kështu ka thënë Haradinaj në Mitrovicë në vizitën që sot i ka bërë degës së AAK-së në këtë komunë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në vend.

“Në Mitrovicë, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se AAK-së i janë bashkuar shumë anëtarë të rinjë.

“Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se Aleanca mbetet oferta e vetme serioze për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

“Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka përfunduar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Kajtazi

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci