Të fundit

BE: Po presim përfundimin e hetimeve për Banjskën, do t’i marrim masat pa u ndikuar

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja po pret me padurim raportin përfundimtar për sulmin terrorist në Bansjkë.

Ai theksoi se i gjithë ky proces duhet të jetë i paanshëm.

Ai shtoi se BE-ja do të shqyrtojë me kujdes rezultatet e hetimit dhe do t’i marrë masat përkatëse, pa u ndikuar “nga ndonjë mendje individuale”.

“Sa i përket Banjskës, s’mund të them asnjë informacion të ri momentalisht. BE pret me padurim përfundimin e hetimit nga autoritetet kosovare. Në momentin kur të kemi në dorë rezultatet, atëherë do t’i shqyrtojmë ato me kujdes për të nxjerrë konkluzione dhe për t’i marrë masat përkatëse, pa u ndikuar nga ndonjë mendje individuale në asnjë rast të veçantë,” u shpreh ai.

Stano gjithashtu shprehu pritshmëritë e BE-së për bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes, duke identifikuar bashkëpunëtorët, organizatorët dhe pjesëmarrësit.

Sulmi terrorist në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua me armë dhe eksplozivë. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në këtë akt tragjik, ndërsa një oficer tjetër u plagos rëndë dhe një i tretë u lëndua. Policia reagoi menjëherë, duke ekzekutuar disa nga sulmuesit dhe duke arrestuar të tjerë, por disa prej tyre arritën të iknin drejt Serbisë.

Ky akt u dënua nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, disa prej të cilave e konsideruan atë si veprim terrorist. Millan Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht se ka udhëhequr grupin që kryeu sulmin terrorist, tani është në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci