Të fundit

Ministri gjerman: Ushtria jonë, e papërshtatshme për problemet me të cilat përballet Evropa

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për debat serioz kombëtar lidhur me të ardhmen e ushtrisë së vendit, duke argumentuar se gjendja aktuale e Gjermanisë nuk është e përshtatshme për të trajtuar sfida të politikës së sigurisë me të cilat përballet Evropa, raportoi të enjten “The Guardian”.

Pistorius, i cili shpesh ka bërë thirrje që Gjermania të jetë gati për luftë që nga ardhja e tij në postin e ministrit një vit më parë, ka thënë se vendi duhet të jetë gati për t’u përballur me presidentin rus.

“Nëse jeni të gatshëm ta mbrojmë këtë vend, debati duhet të bëhet”, ka thënë ai derisa ka folur me ushtarët praktikantë në akademinë ushtarake gjermane në Hamburg.

Pistorius tha se paqja dhe liria që vendet e Evropës kanë gëzuar për dekada nuk mbetet më siguri e pakundërshtueshme.

Gjatë kësaj jave, Pistoriusi ka thënë se po konsideron lejimin e banorëve pa shtetësi gjermane për t’u bashkuar me ushtrinë në përpjekje për të rritur numrin e trupave nga 181 mijë në 203 mijë deri në vitin 2031.

Kryeqytetet anembanë kontinentit po debatojnë nëse ushtritë e tyre janë të përshtatshme për luftën moderne dhe kërcënimet e paraqitura nga vende të tilla si Rusia.

Të mërkurën, shefi i shtabit ushtarak të Britanisë, Gjenerali Patrick Sanders, ka thënë se duhet të ndërmerren hapa për ta vendosur shoqërinë në një bazë lufte dhe se njerëzit duhet të jenë të përgatitur për të marrë armët kundër Rusisë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci