Të fundit

Merret vendimi ndaj trajnerit kroat që goditi Sanen

Nenad Bjelica (52) u suspendua me tri ndeshje dhe u gjobit me 25 mijë euro për shkak se goditi anësorin e klubit të Munihut Leroy Sane gjatë ndeshjes ndërmjet Union Berlinit dhe Bayernit në raundin e 13-të të Bundesligës dhe mori një kartonin e kuq, vendosi Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

Në minutën e 74-të Bjelica tentoi të vononte dhe nuk ia dha topin Sanes për ta nxjerrë për Bayernin.

Sane donte t’i merrte topin, ku Bjelica e goditi dhe e largoi. Bjelica mori karton të kuq direkt dhe pjesën tjetër të ndeshjes e ndoqi nga tribuna. Bayerni fitoi 1:0, ndërsa golin e vetëm në ndeshje e shënoi Raphael Guerreiro në minutën e 46-të.

“Më shtyu në hapësirën time dhe unë reagova. Por kjo është e papranueshme, nuk kam reaguar ashtu siç duhet të reagoni si trajner. E kuptoj pse mora kartonin e kuq. Unë isha ende i zemëruar për shkak të penalltisë së mundshme për ne para kësaj”, tha Bjelica pas ndeshjes.

German Kicker zbuloi se Bjelica u ka kërkuar falje lojtarëve të tij, por jo Sane sepse beson se ai e ka provokuar.

“Isha në hapësirën time, doja të merrja topin dhe t’ia jepja Sanes. Ai më largoi dhe sigurisht që reagova. Ai erdhi të më provokojë në hapësirën time”, tha Bjelica.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci