Të fundit

Xavi tregon kur do të jap dorëheqje nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli pas ndeshjes gjysmëfinale te “Copa Del Rey” ndaj Athletic Bilbao, të cilën katalanasit e humbën 4-2.

Tekniku 44-vjeçar nuk e mohoi faktin se mund të largohet nga drejtimi i skuadrës, për shkak të rezultateve të dobëta:

“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Luajtëm mirë ndaj një skuadre shumë të fortë në shtëpi. Duhet të gjejmë forcat për t’u riorganizuar për 2 trofetë e mbetur, La Liga-n dhe Champions Leaguen-n. E kam thënë dhe po e përsëris sërish. Nëse Barça nuk është kompetitive deri në fund të sezonit, do të largohem”-deklaroi trajneri.

Pavarësisht disfatës në kupë, Xavi është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të akademisë. Trajneri theksoi faktin se skuadra është në ndërtim e sipër: “Është fillimi i diçkaje të rëndësishme, Barcelona ka një të ardhme të mirë përpara. Jam krenar me paraqitjet e lojtarëve të rinj”.

Barcelona këtë sezon ka regjistruar disa rezultate të dobëta, duke humbur në finalen e Superkupës dhe tashmë eliminimi nga Kupa e Mbretit. Në kampionat, katalanasit e gjejnë veten -7 nga rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci