Të fundit

Kajtazi: Kosova nuk ka aleatë të besueshëm ndërkombëtarë për momentin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë që Kosova për momentin nuk ka aleatë të besueshëm ndërkombëtarë.

Sipas Kajtazit, raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të lënduara.

“Ne jemi shtet nën sanksione dhe kushdo që mundohet me e zbutë këtë fakt me e qujtë masa, me e qujtë qysh do qoftë ne jemi nën sanksione”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.

Ai ka shtuar se nëse duam të shohim heqjen e një billbordi si sukses, ne mund ta shohim të tillë.

“Varet qysh po dojmë me i pa na. Nëse dojmë me e pa heqjen e një billbordi si suksese ne mund ta shohim si sukses. Po e marr sikur diçka sot që ka ndodhë, dhe ne mund të themi që është sukses sepse është hequr një billbord propagandistik”.

Kajtazi shtoi se e sheh raportin tonë me bashkësinë ndërkombëtare jo të mirë, dhe se nuk është raport mirëbesimi.

“Ajo qysh e shoh unë raportin tonë me Bashkësinë ndërkombëtare, nuk është raport i mirë, nuk është raport mirëbesimi. Mendoj që Kosova nuk ka partner të besueshëm momentalisht ndërkombëtarisht. Mendoj që Kosova i ka raportet e lënduara me Shtetet e Bashkume të Amerikës. Nuk duhet me e harru faktin që ne jemi përjashtu prej një ushtrimit të NATO-s”, është shprehur ai.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci