Të fundit

Disa ngjarje të planifikuara për të premtën në Kosovë, ja çfarë pritet të ndodhë

Për të premtën, më 26 janar 2024, janë planifikuar disa ngjarje të ndryshme për t’u zhvilluar në Kosovë.

Duke filluar nga ora 09:00, do të hapet ceremonia për lansimin e programit kombëtar “Sporti në Shkolla” në nivel vendi. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xheladin Rekaliu” Podujevë)

Grupi Parlamentar i AAK-së organizon tryezën me temë; “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 09:00)

Me rastin e Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, organizojnë tryezë të rrumbullakët “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!” (Salla e madhe e IKSHPK-së, Prishtinë, ora 09:30)

Kryeministri Albin Kurti viziton kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Objekti i administratës komunale Podujevë, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati. (Ora 11:00)

OJQ Aktiv mban panelin “Liria e lëvizjes në grackë”. (Qendra për Energji Qytetare, Mitrovicë e Veriut, ora 11:00)

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci