Të fundit

PDK do ta kandidojë Memli Krasniqin për kryeministër

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti e ka zbuluar se kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

Një deklaratë e tillë nga akterë të PDK-së, vjen për herë të parë edhe zyrtarisht pas paralajmërimet të shumta nga partitë opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“PDK-ja do të garojë e vetme, e konsoliduar, me Memli Krasniqin si kandidat për kryeministër. Së shpejti do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i kemi edhe qëndrimet tona, dhe një program të partisë të aktiviteteve të ardhshme”, deklaroi Pajaziti

Ai ka konsideruar se PDK-ja si subjekt i madh politik, gjithmonë ishte prijëse e proceseve më të rëndësishme të vendit.

“PDK-ja si gjithmonë tradicionalisht, do ta ketë rolin prijës në ndryshimin e periudha. Në një periudhë ku e shohim të domosdoshme kur kjo qeveri duhet të ndryshohet për interesin e vendit, do ta gjej mënyrën më të mirë. Nuk diskutohet që PDK-ja nuk do ta luaj edhe këtë rol në të ardhmen…”, tha Pajaziti./teve1

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci