Dy gardianë të Burgut të Pasjakut në Novobërdë dje janë sulmuar fizikisht nga një i burgosur.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.
Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10. Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori’’, thuhet tutje në rapotin policor.