ALPHA është tashmë një brand, që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë në vitin 2022, traditë kjo që vijoi edhe verën e kaluar, dhe do vijojë edhe këtë vit.
Lajmin e ka ndarë Noizy ditën e sotme në mediat sociale, ku po ashtu zbuloi se këtë vit “Alpha Show” do zhvillohet edhe në Prishtinë. Ai ende nuk ka ndarë detaje mbi datat dhe vendet, por në një intervistë pak kohë më parë tha se planifikon ta zhvillojë mes muajve qershor-korrik.
Paralelisht, Noizy po regjistron edhe albumin e tij të ri me titull “Ikona”. Deri tani nuk ka ende një datë lançimi, por me siguri do publikohet para “Alpha Show”.
View this post on Instagram