Të fundit

14 muaj pasi serbët i braktisën institucionet: Gjithçka filloi me targa

Kosova vazhdon të zgjerojë ndikimin e saj në veri të vendit, ku deri vonë dominonte Beogradi. Veprimi i fundit në serinë e heqjeve të simboleve të shtetësisë serbe, është largimi i flamuri serb para Komunës së Leposaviqit, shkruan Radio Kim.

Po ashtu, në ndërtesat e dy qendrave për punë sociale, në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut, të cilat punojnë në kuadër të sistemit serb, janë vendosur tabela të Ministrisë së Kosovës. Në Zveçan në heqjen e billbordeve të “qytetarëve nderi”, ku ishin fotografitë e politikanëve serbë që angazhohen kundër shtetësisë së Kosovës si dhe fotografia presidenti rus Vladimir Putin, morën pjesë edhe Ministri i Brendshëm dhe Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal. Është paralajmëruar edhe ndalimi e dinarit, ndërsa serbët ka kohë që nuk janë në polici, dogana, gjyqësor, administrata lokale…

Që nga maji i vitit të kaluar, pjesëtarë të KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë të pranishëm në rrugët në veriut të vendit, pjesëtarët e të cilëve së bashku me kryetarët shqiptarë kanë hyrë në objektet komunale në katër komuna.

Kryetarët e komunave u zgjodhën në zgjedhjet lokale, në të cilat pjesëmarrja ishte rreth 3.5 për qind, sepse serbët i bojkotuan. Dhe më pas pati një konflikt të ashpër mes banorëve vendas dhe KFOR-it, të cilët vendosën postblloqe para ndërtesave komunale.

“Ne kërkojmë tërheqjen e njësive speciale të ROSU nga komunat tona dhe kërkojmë liri për qytetarët tanë të arrestuar “padrejtësisht”, kishte thënë një ditë pas konfliktit, Srgjan Millosavleviq, njëri prej liderëve të Listës Serbe, transmeton Paparaci.

Kjo mund të mos ndodhte sikur serbët në veri të mos kishin braktisur të gjitha institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit 2022 dhe kështu të kishin mbetur pa policë, gjyqtarë, prokurorë, doganierë, kryetarë komunash – të nacionalitetit serb.

Kombësia e punonjësve në shërbimin publik ende është e rëndësishme në zonën e pasluftës – ajo përcakton shkallën e besimit ndaj një zyrtari.

Me mbështetjen e parezervë, (apo urdhrin) e Beogradit, arsyeja e largimit nga institucionet e Kosovës ishte vendimi i Kosovës për dënimin e shoferëve që nuk kanë targa RKS të Kosovës, gjegjësisht ata që përdorin targat e lëshuara në Serbi, si dhe suspendimi i drejtorit të Policisë për veri i cili kishte refuzuar të zbatojë vendimet e qeverisë.

Katërmbëdhjetë muaj më vonë, me bekimin e Beogradit, serbët në veri përdorin targat e Kosovës, për shkak të të cilave u vendosën barrikada, u braktisën institucionet e Kosovës dhe disa serbë u arrestuan sepse, duke mbrojtur targat serbe, sulmuan dhe qëlluan me armë zjarri KFOR-in dhe Policinë.

“Targat nuk përfaqësojnë asnjë simbol të shtetësisë apo sovranitetit”, ka thënë Petar Petkoviq një muaj më parë.

Vendimi i fundit i Kosovës është se nga 1 shkurti do të ndalohet qarkullimi i dinarit serb në Kosovë dhe do të ndërpriten transaksionet e pagesave në dinarë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci