Të fundit

Tryeza për familjen, Haradinaj: Do të kundërshtojmë tendecat për zhvlerësimin e familjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kundërshtojnë çdo tendencë për zhvlerësimim e familjes.

Në tryezën e grupit parlamentar të kësaj partie me temën “Familja – roli, sfidat dhe mbrojtja”, ai shtoi se kjo temë po diskutohet në kohë të duhur.

“AAK është parti ardhetare dhe në thelb ka atdheun. Këto vlera janë të lidhura mes vete, janë të vlerësuara në të gjitha kohërat. Aleanca angazhohet për familje me mirëqenie ekonomike dhe me të ardhura që e sigurojnë familjen. Do të kundërshtojmë çdo tendencë për zhvlerësimin e familjes”, deklaroi Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi theksoi se familja shqiptare tradicionalisht ka qenë institucioni i rëndësishëm.

Në fjalën e tij, ai përmendi edhe iniciativën për ndarjen e 500 eurove për secilën lindje në këtë komunë.

Kryetari i Demokracisë Konservatore, Avdullah Klinaku tha se emigracioni i theksuar e sistemi shëndetësor janë disa prej rreziqeve me të cilat po përballen familjet.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kjo temë duhet të diskutohet në mënyrë profesionale.

“Po e bëjmë këtë për të dhënë një shembull se diskursi publik për atë që e ka mbajtur kombin shqiptar, për familjen, ta bëjmë në formën më profesionale e transparente”, tha ai.

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci