Të fundit

Vuçiq: Nesër në Shkup do të këndoj këngën ‘Gëzohu o popull serb’

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nesër për herë të parë do të marrë pjesë në Akademinë solemne të Shën Savës në Shkup dhe ka pretenduar se “nuk ka arsye që në këtë festë të mos këndohet kënga ‘Gëzohu o popull serb’ dhe ka shtuar se edhe ai do të bashkohet në këndimin e kësaj kënge”, raportojnë mediat serbe.

“Nesër do të shkojmë në Shkup në Akademinë e Shën Savës, ku do të mblidhen njerëzit tanë. Ata kanë përgatitur një program të mrekullueshëm. Dhe më kanë pyetur a mund të këndohet, sikur kjo është ndonjë gjë e madhe, kënga ‘Gëzohu o popull serb’, të cilën duhet ta këndojë një fëmijë”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Paparaci.

Ai ka pretenduar se kjo pyetje “nuk bëhet për shkak të Shkupit, por për shkak të asaj se të gjithë të tjerët mendojnë se kanë të drejtë t’i kërkojnë llogari serbëve”.

“Se serbët nuk kanë të drejtë as të jetojnë, as të këndojnë, apo çfarëdo, por ata kanë të drejtë të na thonë se çfarë të festojmë dhe si të këndojmë, dhe përsëri gjithmonë jemi fajtorë. Këtë e kanë mësuar që nga viti 1945 dhe që atëherë ne gjithmonë fshehim diçka, ikim nga hija jonë e nuk ka arsye për këtë”, ka pretenduar Vuçiqi dhe ka shtuar se edhe ai do t’i bashkohet këndimit të kësaj kënge./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci