Të fundit

Gazetarit Evan Gershkovich i vazhdohet masa e ndalimit në Rusi

Një gjykatë në Moskë ia ka vazhduar gazetarit amerikan Evan Gershkovich masën e ndalimit për dy muaj, deri më 30 mars.

Ky gazetar i të përditshmes amerikane Wall Street Journal mbahet në Moskë, nën akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

“Periudha e ndalimit të Evan Gershkovichit do të zgjatet për dy muaj, deri më 30 mars”, ka thënë gjykata përmes një postimi në Telegram.

Gershkovich, kompania ku ka punuar, dhe Qeveria amerikane, i kanë hedhur poshtë akuzat për spiunim, të parat ndaj një gazetari të huaj në Rusi, prej epokës sovjetike. Ai është arrestuar gjatë një udhëtimi për qëllime pune në fund të marsit të vitit të kaluar në qytetin rus të Jekaterinburgut, dhe tani mund të kalojë 20 vjet në burg, nëse dënohet.

Gershkovich ka vazhduar të raportojë nga Rusia, edhe pasi Kremlini e ka nisur luftën në Ukrainë, ndonëse shumë gazetarë perëndimorë janë larguar prej shtetit. Rusia pretendon se e ka zënë Gershkovichin duke kryer faj, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë dëshmi. Ai është duke u mbajtur në burgun famëkeq të Moskës, Lefortovo. /REL

Video nga Paradoks

Dëshmia e Tomë Dodajt: Naim Murseli bleu armë, shtiu me një plumb për ta testuar para krimit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci