Të fundit

​Stoltenberg do të vizitojë ShBA-në

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 27 janari deri më 1 shkurt.

Më 29 janar, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Uashington për takime me zyrtarë të lartë duke përfshirë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd J. Austin, si dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Jake Sullivan.

Më 30 janar, Stoltenberg do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, udhëheqësin demokrat të Dhomës, Hakeem Jeffries, udhëheqësin republikan të Senatit, Mitch McConnell, si dhe me përfaqësues dhe senatorë të tjerë demokratë dhe republikanë.

Më 31 janar, Stoltenberg do të mbajë një fjalim në Fondacionin Heritage. Në të njëjtën ditë, ai do të udhëtojë gjithashtu në Troy, Alabama, dhe do të vizitojë objektin e kontrollit të raketave dhe zjarrit të Lockheed Martin.

Stoltenberg më 1 shkurt do të qëndrojë në Tampa, Florida, ku do të vizitojë selinë e Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së, njofton NATO.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci