Të fundit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur këtë person

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili dyshohet për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”,

Në njoftim, policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, për veprën që dyshohet se ka ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftim.

 

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci