Të fundit

Prokuroria për vdekjen e 28-vjeçarit në vetaksident: Janë ndaluar tre persona, po bënin gara me makina

Dje, pas një aksidenti trafik që ka ndodhur në Miresh të Vogël të Gjilanit, ka mbetur i vdekur 28-vjeçari, Lorent Rrustemi.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se janë ndalur tre persona të dyshuar, me inicialet F.A, B.A dhe L.M.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se dy nga të dyshuarit ishin duke zhvilluar gara me të ndjerin.

Të njëjtit, bashkë me një person të tretë, dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmë viktimës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 Janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën. Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., , nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e prokurorisë..

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci