Të fundit

​Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it, ja çfarë u diskutua

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, takuan sot ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në KosovëTomas Szunyog.

Në një komunikatë për media thuhet se takimi ishte i rregullt dhe kishte për qëllim informimin, diskutimin dhe koordinimin mbi tema të ndryshme aktuale.

Ndër çështje kryesore diskutimi ishte Rregullorja e Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë neni 35 i saj, i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.

Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe njëherësh respektimin e autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore të Kosovës.

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci