Të fundit

Vetaksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohen tre persona: Nuk i ofruan ndihmë viktimës, ikën nga vendngjarja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona, lidhur me aksidentin me vetaksidentin me fatalitet që ndodhi në Gjilan, në orët e para të së enjtes.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë qenë bashkë me viktimën në ditën kritike dhe pas aksidentit nuk i kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata janë dërguar në mbajtje, me vendim të Prokurorit.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Lidhur me rastin, më datë 26.01.2024 njësiti hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në ditën kritike kanë qenë së bashku me viktimën. Pas aksidentit të njëjtit nuk kanë ofruar ndihmë viktimës, por janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në këtë vetaksident, kishte vdekur një person dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda. Sipas Policisë, deri te vetaksidenti kishte ardhur pasi vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe ka goditur shkëmbinjtë.

“Gjilan  25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.  Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport”, njoftoi dje Policia.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci