Të fundit

​Guardiola: Klop po largohet? Ok, tani do të fle rehat

Trajneri gjerman Jurgen Klopp të premtën shokoi botën e futbollit duke njoftuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni agrues.

Ai deklaroi se këtë vendim e mori pasi që ndjen se i ka humbur energjia dhe motivimi, transmeton KosovaPress.

Për largimin e tij ka folur edhe njëri nga rivalët më të mëdhenj, Pep Guardiola. Ai ka thënë se largimi i Klopp do t’ia mundësojë atij të bëjë gjumë më të mirë pasi përballjet me të sillnin makth dhe stres.

“Klopp largohet? Do të fle më mirë! Një ditë para se të luaja me Liverpoolin, ishte gjithmonë një makth. Rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. I uroj gjithë të mirat. Ai do të kthehet, jam i sigurt”, ka thënë Guardiola.

Ndryshe, si emra që mund ta zëvendësojnë gjermanin në stolin e Liverpoolit janë përmendur Da Zerbi dhe Xabi Alonso.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci