Të fundit

Macron: Parisi dhe Pekini duhet të kërkojnë së bashku përgjigjet për sfidat globale

60 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Franca dhe Kina “duhet të kërkojnë gjithnjë e më shumë mundësi të reja për partneritet që kontribuon në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka thënë të shtunën presidenti francez Emmanuel Macron.

“Më 27 janar 1964, gjenerali de Gol mori vendimin historik për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën…”, ka thënë Macron në një video të postuar në mediat sociale.

Sipas tij, “dukshmëria dhe arsyeja” fton të dy vendet që bashkërisht të kërkojnë përgjigje për sfidat globale. Macron përmendi ndryshimet klimatike, humbjen e biodiversitetit, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin ekonomik si shembuj.

Paraprakisht, edhe presidenti kinez Xi Jinping kishte postuar një videomesazh në nder të 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Francën.

Franca dhe Kina, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë “përgjegjësi për të kontribuar në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare, veçanërisht ato me shkelje flagrante të parimeve mbi të cilat bazohet e drejta ndërkombëtare”, ka shtuar Macron, duke aluduar në dy konfliktet kryesore në botë – pushtimi rus i Ukrainës dhe lufta midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas në Gaza.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci