Të fundit

​Rama poston foton e Xhaferit me Ahmetin: M’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi ka reaguar pasi Talat Xhaferi nesër pritet të votohet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Duke publikuar një foto të Talat Xhaferit bashkë me Ali Ahmetin duke i shtrënguar duart, Rama e ka quajtur këtë moment historik në rrugën e bashkësisë shqiptare.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama në X.

Me dorëheqjen nga posti dy ditë më parë, Dimitar Kovaçevski i hapi rrugën krijimit të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, detyra e së cilës do të jetë përgatitja për zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Detyra i kalon Talat Xhaferit, i cili bëhet kështu kryeministri i parë shqiptar i vendit fqinj, por nuk do të ketë kompetenca të plota.

Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet parlamentare 2020, tha se më mirë do të kishte qenë që BDI të pajtohej me propozimin e VMRO DPMNE-së për anulimin e qeverisë teknike, në 100 ditët e fundit të punës së ekzekutivit, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapej rruga për marrjen e një kryeministri politik apo me kompetenca të plota.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci