Të fundit

Hoxhaj: Kosova, krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën për t’i shpëtuar shumë familje hebreje

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot viktimat e Holokaustit, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar se sot kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit . Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci