Të fundit

Sanders: Pajisjet ushtarake që po shkatërrojnë Gazën prodhohen në Amerikë

Senatori amerikan, Bernie Sanders, ka shkruar një artikull për gazetën britanike The Guardian, ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë për të parandaluar mijëra vdekje të civilëve në Rripin e Gazës ndërsa lufta e Izraelit vazhdon.

“Le të jemi të qartë: ajo që po ndodh në Gaza nuk është vetëm një tragjedi fatkeqe që po ndodh mijëra kilometra larg brigjeve tona. Shtetet e Bashkuara i japin Izraelit 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake çdo vit, dhe bombat dhe pajisjet ushtarake që po shkatërrojnë Gazën prodhohen në Amerikë. Me fjalë të tjera, ne jemi bashkëfajtorë në atë që po ndodh”, ka shkruar ai.

Ai i bëri thirrje administratës Biden dhe kolegëve të tij ligjvënës që t’i japin fund mbështetjes ushtarake të ShBA-së për Izraelin.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së kërkuari nga Izraeli që të bëjë gjënë e duhur. Është koha për t’i thënë Izraelit se duhet t’i bëjë këto gjëra ose do të humbasë mbështetjen tonë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci