Më shumë se 20 burra ishin ulur dhe gjunjëzuar në tokën e lagësht dhe të ftohtë pranë kufirit Izrael-Gaza – me sy të lidhur dhe këmbëzbathur, me duar të lidhura pas shpine.
Kjo ishte skena që pa një ekip i CNN-it në jug të Izraelit pranë kufirit me Gazën të shtunën në mëngjes, ku filmoi pamje të rralla të burrave palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Gaza dhe të sjellë përtej kufirit në Izrael.
Disa nga burrat dukeshin se janë të rraskapitur fizikisht, me kokat e tyre të rëna ndërsa përpiqeshin të qëndronin në gjunjë.
Ushtria izraelite tha se burrat “dyshohen për aktivitet terrorist dhe u arrestuan në Gaza dhe u transferuan në Izrael për marrje në pyetje të mëtejshme”.