Të fundit

​Kurti për Holokaustin: Kujtojmë për të mos harruar, nuk harrojmë për të mos u përsëritur

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Kujtim të Viktimave të Holokaustit, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës duke thënë se kjo tregon sa i fuqishëm mund të jetë vullneti i njerëzve për ta ruajtur njerëzoren edhe atëherë kur njerëzimi e arrin pikën e tij më të ulët.

Ai në një postim në Facebook ka publikuar fotografi, ku shihet familja hebre Altarac e strehuar në Prishtinë mes dhjetëra hebrenjsh të tjerë më 1941-1942.

“Një relikte e ruajtur nga Jasha Altarac, një hebre 7-vjeçar i strehuar bashkë me familjen në Prishtinë dhe vende të tjera duke shpëtuar kështu nga Holokausti, është ky mindil i bardhë me simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës në të si dhe me mbishkrimin “Kujtim nga Shqipnia”.

Po kaq faqebardhë është historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët dhe si e tillë duhet kultivuar “Kujtimi nga Shqipnia” dhe shqiptarët në historinë e trishtuar të Holokaustit.

Plot 55 vjet më vonë, kur Serbia i dëboi rreth 860 mijë shqiptarë përgjatë gjenocidit në Kosovë, në maj të vitit 1999, shteti i Izraelit i priti rreth 200 prej tyre duke i strehuar si refugjatë lufte nga Kosova.

Asgjë nuk mund të krahasohet me Holokaustin në histori, andaj ai duhet kujtuar dhe brezat duhen edukuar mbi të. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët tregon se sa i fuqishëm mund të jetë vullneti i njerëzve për ta ruajtur njerëzoren edhe atëherë kur njerëzimi e arrin pikën e tij më të ulët”, ka shkruar Kurti.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945), kur hebrenjtë persekutoheshin për t’u eliminuar, ndër dyert e hapura për shpëtimin e tyre ishin ato të shtëpive të familjeve shqiptare, të cilat i morën dhe i strehuan.

“Mungesa e çfarëdo tradite të antisemitizmit ndër shqiptarë, traditat e mikpritjes dhe zakoni i zotimit të marrjes së mikut të shtëpisë në besë, si dhe të tjera rrethana sociale dhe kulturore, ishin përcaktuese që si familjet shqiptare ashtu edhe autoritetet e shtetit shqiptar, të refuzojnë të përfshihen në fushatat dhe platformat antisemite të përndjekjes e shfarosjes së hebrenjve”, ka thënë Kurti duke shtuar se “kujtojmë për të mos harruar dhe s’harrojmë për të mos u përsëritur”.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci