Të fundit

Tiranë: “Burgosi” gruan dhe fëmijët në shtëpi, vajza 9-vjeçare jep detaje për sjelljen e babait të saj

Ishte pikërisht vajza 9-vjeçare që theu heshtjen dhe foli me policinë kur ajo mbërriti në banesë, pasi Jetnor Zhabori i kishte kyçur brenda.

Ajo tregoi gjithë sjelljet e të atit dhe se si kur ikte në shkollë kishte merak për të emën të cilën e gjente gjithmonë duke lotuar, raporton Top Channel.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres asaj, e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku u linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

35-vjeçari u vu në prangat e policisë së Tiranës një ditë më parë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci