Të fundit

Digjet vetura e kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

Më 28 janar, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur.

Përmes një komunikate për media, policia thotë se sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës.

“Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq. Në afërsi  të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin e policisë theksohet se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin profesional dhe zbardhjen e rasteve të tilla të qëllimshme dhe vazhdon me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, si dhe sjelljen e kryesve të këtyre veprave kriminale para organeve të drejtësisë.

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci