Të fundit

Marshi protestues, kërkohet drejtësi për Lulzim Fejzullahun

Sot në Podujevë u mbajt marshi protestues për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Marshi nisi nga vendi ku u sulmua 18-vjeçari, për të vazhduar deri te objekti i komunës së Podujevës, ndërsa gjatë gjithë kohës është përcjellë nga policia e Kosovës.

Protestuesit, të cilët u shpërndanë të qetë, kërkuan me këtë rast drejtësi për 18-vjeçarin.

Daja i Lulzimit, Selman Hyseni tha se do të kërkojnë drejtësi deri në fund.

“Kemi ardhur të bëjmë një ecje dhe të tregojmë se të gjithë jemi me të, dhe do të kërkojmë drejtësi deri në fund. Shpresoj që është e fundit kjo e jona, nuk i ndodh më askujt dhe kisha bërë apel për të gjithë që të kujdesen për fëmijët,” tha Hyseni.

Ndërsa axha Lulzimit, Latif Fejzullahu tha se rinia nuk është e sigurt në Kosovë.

“Kjo ka ndodhur, shpresoj të mos i ndodhë askujt, rinia nuk është e sigurt në Kosovë,” tha Latifi.

Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit.

Video nga Paradoks

Ekskluzive: I kërkuar nga Interpoli për vr’asjen që tronditi Norvegjinë - misteri i njeriut që sillej në Ferizaj me katër identitete të rreme

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci