Të fundit

Xhaferi deklarohet si kryeministër: Do të punojmë për të gjithë qytetarët

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka thënë se do të punojë me përgjegjësinë më të madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa asnjë dallim.

“Çështja e përgjegjësisë pa marrë parasysh, njeriu i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm nuk bazohet mbi bazën e përkatësisë etnike për të zbatuar përcaktimet ligjore që dalin nga bartja e funksionit që është besuar nga qytetarët dhe nga institucionet”.

“Kështu që nuk është hera e parë  që jam bartës i përgjegjësisë dhe i respektit dhe nderit e krenarisë që të udhëheq një institucion për herë të parë, kështu që paraprakisht me parlamentin, dikur edhe pse jo i pari si ministër i Mbrojtjes, qasja është institucionale me përgjegjësi të plotë për atë çfarë më është besuar nga qytetarët, dhe besoj se para qytetarëve këtë qasje e kam vërtetuar duke e praktikuar funksionin e kryetarit të Kuvendit, dhe nuk do mend do të vazhdojë me ato parime t’i kryejë edhe detyrat që pasojnë nga sot e tutje deri në mbyllje të procesit, deri në zgjedhjet e 8 majit prej ku do të dalë një qeveri e re”.

“Kompetencat e saja nuk janë shuar ne jemi përgjegjësia, ne jemi përgjegjës për gjithë mbarrëvajtjen e funksionimit të institucioneve të shtetit në favor të qytetarëve, dhe statutit ndërkombëtar që ka vendi”, ka thënë Xhaferi për Klan Kosova.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci