Të fundit

Hija e luftës mbi Evropë, politikani gjerman: Kontinenti të krijojë ombrellë bërthamore

Vetëm dy vende në Europë kanë armë bërthamore, Franca që është pjesë e Bashkimit Europian dhe Anglia e shkëputur prej tij.

NATO-ja vetë aktualisht varet shumë nga kokat bërthamore amerikane të cilat janë vendosur në gjashtë baza ajrore ushtarake në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

Kreu gjerman i Partisë Popullore Europiane, PPE, Manfred Weber i qendrës së djathtë bën thirrje që europianët të përgatiten për luftë duke e menduar veten edhe pa  pa mbështetjen e SHBA-s.

Që kjo të ndodhë, argumenton ai, kontinenti të vjetër duhet të ndërtojë ombrellën e tij bërthamore. Edhe më shumë e përforecon këtë bindje të tij perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Ish presidenti republikan i SHBA-së e pati shfaqur hapur skepticimin e tij ndaj NATO-s, duke kërcënuar madje sipas Politico-s, se nuk do t’i dilte në mbrojtje Europës në rast se do të sulmohej.

“Ne e duam NATO-n, por gjithashtu duhet të jemi të fortë që të arrijmë të mbrohemi edhe pa të në kohën e Trumpit”, tha Weber për median e njohur. “Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në Amerikë, Europa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë më vete në aspektin e politikës së jashtme dhe të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë të pavarur”, shtoi ai. Sipas Weberit, duhet pranuar realiteti se kur vjen momenti që situata bëhet kritike, opsioni bërthamor është me të vërtetë vendimtar”.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, Putini ka rritur ndjeshëm retorikën e tij bërthamore dhe ka bërë rregullisht kërcënime të fshehta atomike ndaj Perëndimit.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci