Të fundit

Ahmeti: Serbia ta njohë përfundimisht Kosovën si shtet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se i është kthyer në agjendë të punës çështja e Kosovës, derisa ka kërkuar nga Serbia që përfundimisht ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Duhet përfundimisht që Serbia ta njohë Kosovën si shtet, Kosova duhet ta zë vendin e merituar në të gjitha institucionet ndërkombëtare, në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, të mos ketë pengesa, të njihet nga vendet e BE-së”, tha Ahmeti.

“Ka shqetësime nga partnerët tanë strategjik, sa më shpejt të përmbyllet çështja e Kosovës. Kjo çështje mund të rikthej situata jo të këndshme brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Tutje kreu i BDI-së në një intervistë për Klan Macedonia ka theksuar se pa një pajtim shqiptaro-serb, “është i lënduar stabiliteti dhe siguria jo vetëm në Kosovë dhe në Serbi por edhe më gjerë”.

Ndërsa teksa ka folur për zgjedhjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit, ai ka potencuar se “Maqedonia e Veriut ka qenë laborator për ta instaluar anti-shqiptarizimin”.

“Maqedonia e Veriut ka qenë laborator për ta instaluar anti-shqiptarizimin. Të gjitha elaboratet duke filluar nga Çubriloviçi, Jashanini, elaboratet këtu janë aplikuar në praktikë. Kemi kërkuar shkollim në gjuhën shqipe, por na kanë torturuar në Shkup. Shqiptarët i detyruan të mësojnë në gjuhën maqedonase”, pohoi Ahmeti.

Por, tani sipas Ahmetit, synim i Maqedonisë së Veriut është Bashkimi Evropian, derisa ka shtuar se flamuri shqiptar është i paprekshëm dhe në përdorim zyrtar në Maqedoninë e Veriut.

“Mos t’i kemi vuajtjet që ne si gjenerata që i kemi përjetuar. Gjeneratat e reja nuk e dinë se si jemi shkolluar e torturuar, por sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë tre universitete”.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci