Të fundit

Zyba bën hapin e madh, arrihet marrëveshja për transferimin e tij te Legia

Qëndrim Zyba do të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar me klubin e madh nga Polonia, Legia Varshavën.

Kjo lëvizje vije pasi klubi nga kryeqyteti polak kishte vëzhguar për një kohë mesfushorin e Ballkanit.

Sipas mediumit nga Polonia “TVPSport”, nën-kampionët e këtij vendin patën mundësi ta vëzhgonin Zybën në Turqi, atje ku kryen përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit – siç bëri edhe Ballkani.

Raportohet se tashmë është arritur një marrëveshje mes klubeve dhe 22-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Legia në ditët në vijim.

Çështja e transferimit pritet të përmbyllet brenda tre ditëve të ardhshme.

Transferimi do të jetë në bazë të përhershme, teksa klubi nga Theranda besohet se do të përfitojë 500 mijë euro nga shitja e Zybës.

Zyba është pjesë e Ballkanit nga viti 2022, kur kishte kaluar nga Prishtina.

Ai numëron edhe katër paraqitje me Kombëtaren e Kosovës.

Video nga Paradoks

"Po m'thojnë mos kno se po knon keq": Ramush Haradinaj ia jep këngës live - e fton Mirandën në duet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci